Uran Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”, vendos shporta të mbeturinave

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 00:06
 Uran Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”, vendos shporta të mbeturinave

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka intervenuar sot në monumentin “Heroinat” në kryeqytet.

Përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, Ismaili ka treguar që pasi që kanë vërejtur se xhamat rrethues janë dëmtuar, ai së bashku me ekipin e tij kanë intervenuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

“Duke ecë n’qendër e vërejtëm që monumenti Heroinat ishte dëmtu me spray në xhamat rrethues. Bashkë me ekipin i kthyem qysh kane qenë edhe e vendosëm shporta të rrugës. Prej qendrës së regjistrimeve deri te Newborn nuk kishte asnjë shportë të rrugës.”, ka thënë Ismaili.

Përgjatë fushatës së tij, Ismaili në çdo vizitë që ka bërë nëpër lagje, bashkë me komunitetin lokal dhe aktivistë të ndryshëm ka bërë rregullime të lagjeve, sipas kërkesave të banorëve, duke u fokusuar kryesisht në rregullime të dukshme që e përmirësojnë ambientin e lagjes.

(Kosova Sot Online)