Ngacmonte në vazhdimësi një grua dhe prezantohej si burri i saj, arrestohet pejani

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 09:36
 Ngacmonte në vazhdimësi një grua dhe prezantohej si burri i saj, arrestohet pejani

Policia ka arrestuar një burrë në Pejë, meqenëse i njëjti ka ngacmuar në vazhdimësi një grua dhe familjarët e saj, duke u prezantuar si bashkëshorti i saj

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Pejë 24.09.2021 – 09:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti qe disa vite në vazhdimësi ngacmon viktimën femër kosovare dhe familjarët e saj (duke u prezantuar si bashkëshorti i saj). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)