Ramush Haradinaj: BE-ja të ndërhyjë te Beogradi që t’i zbatojë marrëveshjet dhe të mos provokojë

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 17:23
 Ramush Haradinaj: BE-ja të ndërhyjë te Beogradi që t’i zbatojë marrëveshjet dhe të mos provokojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë se Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në veri është e papranueshme. Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se pavarësisht se si është marrë vendimi për reciprocitetin për targat, situata që është krijuar në veri pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, është i papranueshëm.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjnë tek Beogradi dhe të kërkojnë nga ta që të mos e provokojnë situatën.

Kryetari i AAK-së, ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!

RH

(Kosova Sot Online)