Avioni luftarak hyn mes ndërtesave, qytetarët frikë për sulm

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 09:25
Avioni luftarak hyn mes ndërtesave, qytetarët frikë për sulm

Mijëra banorë të Brisbane në Australi kanë mbetur të shokuar dhe shumë prej tyre të trembur kur panë që një avion C-17 i Forcave Ajrore Australiane fluturoi mes ndërtesave shumëkatëshe të shtunën.

Avioni Boeing C-17A Globemaster III u kap nga kamerat ndërsa fluturonte në kuota të ulëta gjatë një stërvitje ushtarake.

Banorët ishin njoftuar më herët për stërvitjen e përvitshme “Sunsuper Riverfire”, por shumë prej tyre u panikosën pasi pamjet të kujtonin sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

(Kosova Sot Online)