Pritja e Edi Ramës në Prishtinë, përmes fotografive

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:00
 Pritja e Edi Ramës në Prishtinë, përmes fotografive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ardhur sot në Prishtinë për vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit të tretë.

Rama fillimisht është pritur në Aeroportin “Adem Jashari” nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ai i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Më pas, Rama është pritur në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar, me ceremoni shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, Kurti dhe Rama kanë filluar takimin në Qeverinë e Kosovës, pas së cilit do t’u drejtohen mediave.

Rama gjatë ditës do të takojë edhe krerët e partive opozitare në vend.

Pritja e Kryeministrit shqiptar, përmes fotografive:

(Kosova Sot Online)