Vjen edhe një reagim nga Serbia, tani gishti drejtohet nga BE-ja e SHBA-të

  • G.G /
  • 27 September 2021 - 12:46
Vjen edhe një reagim nga Serbia, tani gishti drejtohet nga BE-ja e SHBA-të

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq deklaroi sot se në këtë moment nuk ka asgjë të mirë për të thënë në lidhje me sjelljen e Bashkimit Evropian, i cili është ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Në këtë moment, nuk mund të them asgjë të mirë për sjelljen e Evropës. Nënshkrimi i tyre është në marrëveshjen e Brukselit. Catherine Ashton e ndihmoi atë, në negociata. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Josep Borrell, por më duket se nuk ka forcë, përsëri për shkak të çështjeve të tjera në BE, për ta trajtuar këtë në mënyrën e duhur”, ka thënë Bërnabiq për televizionin serbe Pink.

Ajo vlerësoi se i dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës e kupton situatën, por thekson se BE -së i mungon një qëndrim, transmeton lajmi.net.

“ROSU nuk duhet të jetë atje. Çdo gjë do të ishte ndryshe dhe ne nuk do ta kishim atë gjendje sot nëse do të kishim zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshja e Brukselit do të respektohej. BE-ja nuk duhet të tolerojë që kjo marrëveshje të mos respektohet, por të heshtë me zë të lartë për shkeljen e saj, dhe pastaj ë thonë çfarë mund të bëjmë për të de-përshkallëzuar situatën?”, ka thënë mes tjerash ajo.

Kryeministrja serbe pret nga SHBA-ja një reagim të duhur mbi situatën e de-eskaluar në veri.

(Kosova Sot Online)