Fatmir Limaj pas takimit me Ramën: E domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngritën në nivelin më të lartë

  • E.K /
  • 27 shtator 2021 - 15:31
Fatmir Limaj pas takimit me Ramën: E domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngritën në nivelin më të lartë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar në veri të vendit.

Limaj shkruan në “Facebook”, se është e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngritën në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të cilin e urova për mandatin e tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

Më kryeministrin Rama diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar tash e tetë ditë në veri të vendit.

Është e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm.

Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat po kalon Kosova.

Poashtu, nga kryeministri Rama mora ftesë për një vizitë në Tiranë, të cilës do t’i përgjigjem pozitivisht me shumë kënaqësi.

Fatmir Limaj

(Kosova Sot Online)