Gruaja incizon veten në marrëdhënie me tjetrin live në veturë, burri e rrah rëndë

  • 29 September 2021 - 10:10
 Gruaja incizon veten në marrëdhënie me tjetrin live në veturë, burri e rrah rëndë

Një burrë në Maryland e ka sulmuar brutalisht bashkëshorten e tij, e cila e incizoi veten duke kryer marrëdhënie intime me një burrë tjetër në një veturë të parkuar afër një hoteli në Pensilvani.

Sipas ankesës, William Atkinson pranoi një varg thirrjesh me pamje eksplicite nga bashkëshortja më 21 shtator dhe menjëherë kërkoi nga një mik që ta dërgonte me veturë deri në parkingun e hotelit.

Pasi arriti në vendin ku ndodhej gruaja, Atkinson e gjeti atë dhe të dashurin e saj dhe e goditi me grushte e shqelma bashkëshorten, tha policia, shkruan Daily Mail.

Në raport thuhet se Atkinson e sulmoi edhe burrin që e gjeti me gruan e vet, por ai më pas iku nga vendi i ngjarjes. Gruaja pësoi lëndime dhe i rrodhi gjak nga hunda e goja.

Policia gjeti një armë në veturën me të cilën udhëtoi Atkinson si dhe një thikë e një armë shoku në vendin e ngjarjes, për të cilat burri pretendoi se i përkisnin bashkëshortes.

Sipas dokumenteve të gjykatës, gruaja që e incizoi veten ka të kaluar kriminale. Në vitin 2016, asaj i ishin vënë prangat për tentim-vrasje, pasi një zënkë e saj me të dashurin kishte përfunduar me të shtëna armësh.

(Kosova Sot Online)