Pas rënies së numrit të pacientëve me COVID-19, QKUK mbyll Mjekimin Intensiv Qendror

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 10:18
 Pas rënies së numrit të pacientëve me COVID-19, QKUK mbyll Mjekimin Intensiv Qendror

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka bërë të ditur se Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është mbyllur të martën.

Kjo pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.

“Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet nga SHSKUK.

Sipas këtij shërbimi, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat, deri tash, ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.

(Kosova Sot Online)