Shoferin e kishte zënë gjumi në timon, kamioni përmbyset në mes të autostradës

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 10:45
 Shoferin e kishte zënë gjumi në timon, kamioni përmbyset në mes të autostradës

Shoferi i një kamioni në Malajzi, i cili dyshohet se e kishte zënë gjumi dhe kamioni që ngiste u përmbys në autostradë u arrestua nga policia nën dyshimin se kishte përdorur metamfetaminë.

Pamjet e përplasjes dramatike u filmuan nga një motoçiklist i cili po ndiqte në një distancë të shkurtër kamionin.

Brenda pak çastesh, kamioni kthehet në të majtë dhe në të djathtë para se të përmbyset dhe të rrëshqasë përgjatë asfaltit të autostradës New Lugina Klang në rajonin perëndimor të Luginës Klang.

Policia malajziane tha se kamioni madje goditi një motoçiklist tjetër gjatë incidentit i cili arriti të shpëtojë pa pësuar lëndime të rënda.

Mendohet se shoferin 33-vjeçar e kishte zënë gjumi në kamion dhe fjetur dhe raportohet se ka rezultuar pozitiv për metamfetaminën.

Kamionisti u arrestua në vendngjarje dhe më pas u dërgua në paraburgim.

(Kosova Sot Online)