Kika garon për kryetar të Pejës, nuk e di ku bashkohen Drini i Bardhë dhe Drini i Zi

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 21:22
Kika garon për kryetar të Pejës, nuk e di ku bashkohen Drini i Bardhë dhe Drini i Zi

Kandidati i PDU-së për kryetar të Pejës, Kreshnik Husaj – Kika, gjatë debatit me kundër kandidatët nuk e ka ditur se ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi.

Në pyetjet paraprake, kandidati i LDK-së dhe ai i AAK-së ishin të saktë në përgjigjet e tyre, për dallim nga Kika.

“Në cilin qytet bashkohet Drini i Bardhë dhe Drini i Zi?”, pyeti gazetari.

“Po ia kaloj kryetarit”, ka thënë Kika.

Ndërsa i shpejtë ishte Rrustem Berisha i AAK-së ku tha “Kukës”.


(Kosova Sot Online)