Ministrja Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 08:14
Ministrja Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në këtë komisionin do të shqyrtohet në parim Projekt-kodi i procedurës penale.

Po ashtu do të shqyrtohet në parim edhe Projektligji në bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile.

Komisioni do të mblidhet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Votimi në lidhje me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit;

Shqyrtimi në parim i Projekt-kodit nr.08/L-032 i procedurës penale;

Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213 bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale;

Raporti i punës së Komisionit për sesionin pranveror;

Formimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit sipas planit të punës së Komisionit.

(Kosova Sot Online)