ShSKUK-ja publikon raportin e pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 11:29
ShSKUK-ja publikon raportin e pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Raporti ditor i ShSKUK-së ka treguar për rastet e spitalizuara me COVID-19 nëpër klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 242 pacientë..

Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 50 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 51 pacientë

Spitali i Gjilanit, 15 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19 pacientë.

(Kosova Sot Online)