Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 13:15
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet E.M., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Zyrtarja për Informim në Gjykatën e Ferizajt, ka konfirmuar për Express se kjo aktakuzë është pranuar para dy ditësh, teksa seanca fillestare është caktuar për të martën e javës së ardhshme.

“Aktakuzën e kemi pranuar më 29 shtator dhe i njëjti akuzohet për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen. Seanca fillestare është caktuar të martë me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi.

Nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021, ku kishin vdekur 5 anëtarë të familjes Ramdani, nga fshati Reçak i Shtimes.

Lidhur me këtë rast i dyshuari për shkaktim të aksidentit, E.M., ishte në paraburgim deri të premten e kaluar. Nga ajo ditë ai me me propozim të prokurorit dhe me vendim të gjykatës paraprak është dërguar në arrest shtëpiak.

Nga aksidenti kishte ndodhur fshatin Koshare të Ferizajt, në vendin e ngjarjes kishin vdekur 4 persona, kurse ishte lënduar rëndë edhe një grua, e cila nga plagët e rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas. Të vdekurit e këtij aksidenti ishin anëtarë të një familjeje.

Dhjetëra banorë të Shtimes kanë protestuar sot duke kërkuar drejtësi për aksidentin ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të së njëjtës familje.

(Kosova Sot Online)