Reuters: Serbët zhbllokojnë rrugët, NATO-ja i jep fund mosmarrëveshjes për targat

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 11:21
 Reuters: Serbët zhbllokojnë rrugët, NATO-ja i jep fund mosmarrëveshjes për targat

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave.

Reuters

Jarinjë, Kosovë, 2 tetor – Serbën i larguan kamionët dhe veturat që e bllokonin kufirin me Kosovën të shtunën, pasi trupat e NATO-s u vendosën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mes vendeve fqinje për targat e veturave.

Pritet që edhe policia speciale e Kosovës të tërhiqet nga pikëkalimi kufitar në veri të vendit rreth dy javë pasi serbët i bllokuan rrugët, kur Kosova vendosi targa të përkohshme të veturave për të gjitha veturat nga Serbia.

Qeveria e Kosovës tha se vendimi është hakmarrje për masat serbe kundër vozitësve nga Kosova që nga viti 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj veprimet e saj si regjistrimi i veturave dhe kontrontimi i këtij muaji arritën në dhunë.

Megjithatë, të dyja vendet, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, të enjten arritën marrëveshje për të përdorur etiketa në targat e veturave për t’i mbuluar simbolet shtetërore dhe që ta lejojnë NATO-n, që ka rreth 3.000 trupa në Kosovë, për ta kontrolluar zonën.

Serbët lokalë të shtunën biseduan me ushtarët sllovenë, të cilët janë pjesë e forcës së NATO-s, përderisa ata po i largonin barrikadat e veturat e policisë së Kosovës qëndronin në pikëkalimin kufitar. Afati i fundit për tërheqjen e tyre është ora 4 e pasdites.

(Kosova Sot Online)