Një tërmet goditi Bosnjën qendrore këtë mëngjes

  • A.P /
  • 30 June 2026 - 07:45
Një tërmet goditi Bosnjën qendrore këtë mëngjes

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën qendrore këtë mëngjes, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti u regjistrua në orën 6:18 të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej rreth 11 kilometra në lindje-juglindje të Zenicës, ose 43 kilometra në veriperëndim të Sarajevës, në një thellësi të vlerësuar prej 10 kilometrash.

Dridhja u ndje në Zenicë, Sarajevë dhe zonat përreth. Qytetarët ndanë përvojat e tyre në faqen e internetit të EMSC, duke deklaruar se tërmeti ishte jetëshkurtër, por mjaft i fortë për t’u ndjerë veçanërisht në ndërtesat shumëkatëshe.

“Dridhje të forta në katin e pestë në Zenicë,” shkroi një përdorues.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale ose lëndime.

(Kosova Sot Online)