Një shtetas slloven është plagosur pas një konflikti fizik

  • A.P /
  • 30 June 2026 - 10:00
Një shtetas slloven është plagosur pas një konflikti fizik

Një shtetas slloven është plagosur mbrëmjen e së dielës pas një konflikti fizik në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:30, shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona, ende të paidentifikuar. Pas konfliktit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)