Rast i rrallë në QKUK, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje

  • E.K /
  • 02 tetor 2021 - 11:24
 Rast i rrallë në QKUK, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje

Një rast i rrallë i lindjes është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.

“Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore. Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)