Pjesëtari i Njësisë Speciale: Kur rruga të jetë e lirë, atëherë ne mund të shkojmë

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 10:31
 Pjesëtari i Njësisë Speciale: Kur rruga të jetë e lirë, atëherë ne mund të shkojmë

Ushtarët e KFOR-it tashmë janë vendosur në pika të ndryshme në Jarinje dhe Bërnjak, siç edhe thotë marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Barrikaduesit serbë kanë lëshuar vetëm njërën prej korsive të rrugës, për të lejuar vendosjen e KFOR-it në atë pjesë.

Megjithatë edhe kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga fillimi i afatit për tërheqje, nuk shihet ndonjë lëvizje e madhe e barrikadave.

Nga informacionet që vijnë nga terreni, thuhet se ka diskutime rreth asaj nëse duhet të largohen barrikaduesit të parit apo forcat speciale të Policisë së Kosovës, edhe pse kjo sqarohet në marrëveshje se tërheqja duhet të jetë paralele.

Në një video të publikuar nga veriu, ku shihet një diskutim i një ushtari të KFOR-it me një pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, polici dëgjohet teksa thotë se do të largohen nga atje vetëm kur rruga do të jetë e lirë.

“Kur rruga të jetë e lirë, atëherë ne mund të shkojmë”, dëgjohet teksa thotë pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës.

(Kosova Sot Online)