Tiranë: Burri qëllon një grua të huaj me thikë e hidhet nga kati i tetë

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 21:56
Tiranë: Burri qëllon një grua të huaj me thikë e hidhet nga kati i tetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një burrë dhe një grua, jo bashkëshortë janë protagonistë të një sherri që përfundoi me vdekjen e të dyve.

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Dy persona kanë humbur jetën pasi u përfshin në konflikt në një pallat afër bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia thotë se 26-vjeçari Kliton Pira ka goditur me thikë shtetasen Jawsackie Jaboah, e cila kishte pasaportë franceze dhe më pas i riu nga Dibra është vetëhedhur nga kati i 8-të i pallatit duke i dhënë fund jetës.

Pas ngjarjes, 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

Rrethana mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e  ngjarjes.

(Kosova Sot Online)