Kablloja më e gjatë nënujore në botë lidh Britaninë e Madhe me hidrocentralet norvegjeze

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 16:16
Kablloja më e gjatë nënujore në botë lidh Britaninë e Madhe me hidrocentralet norvegjeze

Një kabllo energjie nënujore, mbi 450 kilometra e gjatë, që lidh Britaninë e Madhe me Norvegjinë ka filluar operacionet tregtare duke lejuar dy vendet që të ndajnë energjinë elektrike.

Uji që rrjedh nga malet dhe shfrytëzohet nga hidrocentralet në Norvegji do të furnizojë me energji shtëpitë britanike.

Kablloja gjithashtu do të lejojë që energjia e tepërt e erës, që prodhohet nga Britania e Madhe, të eksportohet në Norvegji.

Kjo do të thotë që rrjeti norvegjez mund të ruajë në mënyrë efikase energjinë.

Lidhja që kushtoi 1,6 miliardë euro, një sipërmarrje e përbashkët midis ”National Grid” dhe operatorit norvegjez të sistemit energjetik ”Statnett”, do të ndihmojë në zvogëlimin e djegies së karburanteve fosile për energji në Britaninë e Madhe.

”National Grid” tha se do të ndihmonte në shmangien e 23 milionë tonë emetimeve të karbonit deri në vitin 2030.

(Kosova Sot Online)