
Lexoni edhe:
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së për rastet me COVID-19 në Kosovë
Rreth 3 mijë klerikë katolikë francezë besohet se janë përfshirë në akte pedofilie me të miturit prej 70 vitesh.
Raporti pritet të publikohet të martën dhe Zhan-Mark Sove, kreu i komisionit të pavarur që heton skandalet seksuale në Kishat franceze, thotë se ka dëshmi për 2,900 deri 3,200 pedofilë priftërinj ose të rangjeve të ndryshme.
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së për rastet me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Hetimet për abuzimet nga klerikët vijojnë prej vitit 2018 dhe do të përmblidhen në një dokument me gati 2,500 faqe, ku do të jepen hollësi mbi numrin e abuzuesve, të viktimave dhe mekanizmat institucionalë e kulturorë përbrenda Kishës që i lejuan abuzuesit të qëndrojnë ende në detyrë.
“Raporti ka për të qenë eksploziv. Do të ketë efektin e një bombe,” deklarojnë paraprakisht një nga viktimat e abuzimit dhe një tjetër anëtar i komisionit.
Olivje Savinjak u abuzua nga një prift në vitin 1993 ndërsa tani drejton shoqatën “Fjalë e lirë” për viktimat si ai.
Komisioni për abuzimet seksuale në kishat franceze përbëhet nga 22 profesionistë ligjorë, doktorë, historianë, sociologë dhe teologë të cilët hetojnë pretendimet për abuzime e fëmijëve nga klerikët prej viteve 1950.
Mijëra dëshmi u mblodhën nëpërmjet linjës telefonike të hapur posaçërisht për ta që në muajt e parë
(Kosova Sot Online)