Vdekja e 10-vjeçarit nga Malisheva, policia tregon çka u gjet në vendin e ngjarjes

  • E /
  • 04 October 2021 - 09:54
 Vdekja e 10-vjeçarit nga Malisheva, policia tregon çka u gjet në vendin e ngjarjes

Një 10-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, mesditën e së dielës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obksuion.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF,  është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe  një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Media të dielën ka raportuar lidhur me vdekjen e 10-vjeçar. Ai u gjet në një kabinë kamioni në Malishevë.

(Kosova Sot Online)