Vritet me armë zjarri një person brenda një lokali

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 19:51
Vritet me armë zjarri një person brenda një lokali

Tronditet Elbasani. Një person i identifikuar si Ardjan Çollaku është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Fillimisht ai ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti.

Pas vrasjes një makinë e djegur është gjetur në Balldre të Elbasanit, dhe dyshimet janë se është braktisur nga autori i cili më pas është arratisur.

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

(Kosova Sot Online)