Gruaja shtyn një grua tjetër drejt trenit në lëvizje

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 15:44
Gruaja shtyn një grua tjetër drejt trenit në lëvizje

Policia e Nju Jorkut ka publikuar pamje shqetësuese, ku një grua shihet duke u ngritur nga një ulëse dhe duke shtyrë një grua tjetër drejt trenit në lëvizje.

E dyshuara, e përshkruar nga policia si një grua në të tridhjetat. Pamja e gruas tjetër nuk shihet në video, por raportohet se ajo është një 42-vjeçare, shkruan Fox News.

Policia tha se gruaja që u sulmua nuk ka rënë mbi binarë, por forca e shtyrjes nga personi tjetër e ka përplasur për treni dhe më pas është kthyer përsëri në platformë.

Ajo u dërgua në spital me lëndime në fytyrë. Policia tha se lëndimet janë serioze, por jo që e rrezikojnë jetën e gruas.

Hetuesit i morën në pyetje dëshmitarët, por e dyshuara e paidentifikuar nuk është gjetur deri të hënën. Autoritetet kanë publikuar një numër telefoni ku qytetarët mund të ofrojnë të dhëna në lidhje me këtë rast, nëse kanë.

(Kosova Sot Online)