Syla: Prishtina shkon në balotazh, LDK dhe PDK në garë shumë të ngushtë për vendin e dytë

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 22:32
Syla: Prishtina shkon në balotazh, LDK dhe PDK në garë shumë të ngushtë për vendin e dytë

Gazetari Valon Syla ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë disa fjalë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në nivel vendi në Kosovë.

“Prishtina shkon në balotazh”, tha ai.

“Por është një garë shumë e ngushtë me një epërsi të vogël për vendin e dytë mes PDK dhe LDK”, shtoi ai.

Në komunën e Prishtinës garojnë Përparim Rama prej LDK-së, Uran Ismaili prej PDK-së, Daut Haradinaj nga AAK dhe Arben Vitia nga VV.

Prishtinën që dy mandate e udhëheqë Shpend Ahmeti. Ai ka vendosur që të mos garojë tani për një mandat të tretë. Dy mandatet e kaluara ai i ka fituar si kandidat i VV-së por pastaj kaloi në PSD me grupin që u nda nga VV-ja.

(Kosova Sot Online)