“Nëse do kisha vetëm një plumb…” Çfarë tha shqiptari që vrau të dashurën në Mal të Zi, në polici e dorëzoi i vëllai

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 10:34
“Nëse do kisha vetëm një plumb…” Çfarë tha shqiptari që vrau të dashurën në Mal të Zi, në polici e dorëzoi i vëllai

Deri sa të përfundojnë hetimet për Ilir Gjokaj, shqiptarin që vrau të dashurën Sheila Bakia dhe gjyshej e saj në Mal të Zi, ai dë të qëndrojë në burg rreth 1 muaj.

Nga plumbat mbeti dhe babai i viktimës. Avokati i tij mbrojtës Srca Lješkovic tha se 28-vjeçari u gjet nga vëllai i tij, Toni, i cili njoftoi edhe Policinë për vendndodhjen duke sjellë prangosjen e të shpallurit në kërkim.

“Ai u gjet nga njëri prej vëllezërve, Toni, i cili veproi me nder – më njoftoi, si avokat mbrojtës, dhe unë e dorëzova në polici. Tani gjithçka është në duart e autoriteteve gjyqësore,”– tha Leskovic. Po ashtu, avokati hodhi dyshime se klienti i tij kishte menduar edhe për vetëvrasje, duke treguar bisedën me të.

“Nuk ka folur as me prokuroren e çështjes. Mua ai më tha vetëm një fjali: Unë nuk do të isha këtu sot nëse do të më kishte mbetur të paktën një plumb,“-shtoi avokati.

(Kosova Sot Online)