Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin në sistemin e drejtësisë

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 18:48
Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar sot homologun e saj në Shqipëri, Ulsi Manja, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë takim u diskutua për ecurinë e reformave në drejtësi në dy vendet, agjendat legjislative, nismat e ndërmarra dhe të planifikuara, forcimin e bashkëpunimit juridik, si dhe këmbimin e përvojave në aspektet pozitive për të përfituar sa më shumë nga praktikat e mira të njëra-tjetrës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

“Shqipëria dhe Kosova do rrisin bashkëpunimin, si nevojë e domosdoshme që të dy vendet, përkrah e në ndihmë të njëra-tjetrës, të forcojnë sistemin e drejtësisë me qëllim të krijimit të një ambienti më të mirë për qytetarët e të dy republikave tona”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)