Akuzat tronditëse të dëshmitarëve kundër Sali Mustafës, reagon Halil Geci: Nëse janë të vërteta, Sali Agën jo që duhet dënuar, por...

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 08:14
Akuzat tronditëse të dëshmitarëve kundër Sali Mustafës, reagon Halil Geci: Nëse janë të vërteta, Sali Agën jo që duhet dënuar, por...

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar kundër Sali Mustafës, i cili po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Tashmë, disa dëshmitarë kanë dhënë dëshminë e tyre kundër Sali Mustafës dhe grupit të tij.

Disa prej tyre kanë bërë deklarata tronditëse se çfarë kanë përjetuar pas arrestimeve që iu kanë ndodhur.

Pas rrëfimit të dëshmitarëve, ka reaguar Halil Geci, i cili thotë se nëse janë ato dëshmi të vërteta, atëherë Saliun bashkë me ata që e kanë rrethuar, të cilët i quan ‘shki’ jo që duhet dënuar, por duhet...

Në dëshminë e dëshmitarve kemi akuza prej më të rëndave, rrahje që u kanë ndodhur e deri të dhunimet seksuale.

Postimi i Gecit:

SALI MUSTAFA I BURGOSUR DHE TURPËRUAR

Leje që vetën e ka turpëruar, por ja ka qit faqen e zezë UÇK-s dhe gjithë shqiptarëve

Për herë të parë sot jam në një mendim me Hashim Thaçin kur thotë se ai që se pranon Gjykatën Speciale është tradhtar.

Gjykata speciale e Kosovës në Hagë kundër Sali Mutafës deri më tash ka intervistuar tre dëshmitar shqiptarë.

Nëse del e vërteta se Sali Mustafa dhe grupi i tij ka bërë aso poshtërsish në emër të UÇK-së, ku tregon tmerrin që kanë përjetuar gjatë mbajtjes së tyre duke i dhunuar seksualisht dhe duke i çnjerëzuar dhe rrahur bisht sëpatë brutalisht, na jep të mendojmë se Sali shkau dhe shkit që e kanë rrethuar këtë qen të çartur jo që duhet dënuar por duhet...

Si duket Hashimi e paska ditur se kjo gjykatë ja vlen të formohet, do ta shohim kur ti vjen radha e gjykimit të Hashimit se çka po na sjell të reja, apo ndoshta edhe ky si edhe Sali Aga ua ka prek prapanicat e dëshmitarëve të tij, deri më atëherë mbetet të presim në të kundërtën Hashimi e paska pas ditur se gjykata ju paska pas dashur këtij vendi më fort se ajri.

(Kosova Sot Online)