KE kërkon hetim: Policia kroate dhe greke dhunoi emigrantët në kufi

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 17:13
KE kërkon hetim: Policia kroate dhe greke dhunoi emigrantët në kufi

Komisioni Europian kërkoi të hetohet keqtrajtimi i emigrantëve të paligjshëm në kufijtë e bllokut, pasi një investigim i mediave Liberation, Der Spiegel dhe ARD, dokumentoi sprapsjen me dhunë të emigrantëve nga ata që thuhet të jenë forca greke dhe kroate.

Një praktikë e tillë është e paligjshme sipas rregullave të Bashkimit Europian. Mediat pretendojnë se kanë 11 xhirime që tregojnë largimin me forcë të emigrantëve nga policia kroate drejt Bosnjë-Hercegovinës, e po ashtu video që tregojnë sprapsjen e dhunshme të emigrantëve nga forcat greke në detin Egje. Në një prej tyre, shfaqet një person i maskuar, që mendohet të jetë polic kroat, teksa qëllon me shkop një qytetar. Komisionerja për çështje e brendshme të BE, Ylva Johansson tha se duhej zhvilluar një hetim.

(Kosova Sot Online)