Shpërthejnë kabllot nëntokësore të rrymës në rrugën “Muharrem Fejza”

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 21:15
Shpërthejnë kabllot nëntokësore të rrymës në rrugën “Muharrem Fejza”

Kabllot e rrymës të lëna nëntokë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëmtuar, ku si pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike banorët e lagjes.

Lexues kanë dërguar pamje në adresë të redaksisë nga momenti i shpërthimit të kabllove në këtë lagje.

Mediumi ka pyetur Policinë nëse ka pasur lëndime në njerëz si pasojë e dëmtimit të kabllove, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Për këto kabllo, para dy muajsh banorët e kësaj lagje patën protestuar duke kritikuar Komunën e Prishtinës për mosmenaxhim dhe koordinim të punimeve.

Protestuesit kanë thënë se rrezikohen çdo ditë dhe duhet të ecin mbi kabllot që janë vendosur në rrugë. 

(Kosova Sot Online)