Nesër asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, kërkohet të mos parkohen veturat në dy ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 11:25
Nesër asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, kërkohet të mos parkohen veturat në dy ditët e ardhshme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, do të asfaltohet asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”.

Tutje, është bërë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë. Ju lusim të publikoni si njoftim për qytetarët”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)