
Lexoni edhe:
Përleshje mes tifozëve shqiptarë me ata polakë
Babis Anagnostopoulos, piloti grek që vrau gruan 20-vjeçare dhe tronditi Greqinë me mënyrën se si inskenoi grabitjen e rreme, nuk del për asnjë moment nga qelia. Mediat greke bëjnë me dije se ai nuk del as në oborr për të marrë ajër pasi ka frikë se fotografohet dhe kalon 24 orë pas hekurave.
Piloti mban një fletore dhe shkruan gjatë gjithë kohës për orë të tëra pa ndërprerje pa i thënë askujt se çfarë po bën.
Përleshje mes tifozëve shqiptarë me ata polakëLexoni edhe:
Në repartin e 6 të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë ndërsa ka marrëdhënie shumë të ftohta me dy personat që ndan qelinë, një punonjës policie të korruptuar dhe një të burgosur për borxhe të pashlyera.
Momentet e vetme kur ndalon së shkruari janë kur nis punën në mensën e burgut si “nënpunës” dhe kur del në telefon për të komunikuar me avokatin e tij Alexandros Papaioannidis.
Ai nuk pranon vizitorë dhe tani është në pritje të informacionit të ri nga Policia për të përfundimet e autoriteteve në lidhje me dosjen e tij të hetimit. Dy raportet që kanë të bëjnë me lëvizjen e llogarive bankare dhe rezultatet nga kamera janë dërguar në Kinë për të marrë pamjet nga karta e memories.
(Kosova Sot Online)