Lind fëmija i parë i refugjates afgane në Kosovë

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 10:36
Lind fëmija i parë i refugjates afgane në Kosovë

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar, ka bërë të ditur se një shtetase afgane ka lindur foshnjën e saj në QKUK.

28-vjeçarja me inicialet S.F. ka lindur me operacion, ndërkaq foshnja peshon 3.7 kilogramë.

SHSKUK përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.  

“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Fëmija u lind me operacion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebes është e mirë”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)