‘Lufta’ e shkurtër në Mitrovicë, xhama të thyer, polic të lënduar, gjuajtje me armë e djegie makinash

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 12:21
‘Lufta’ e shkurtër në Mitrovicë, xhama të thyer, polic të lënduar, gjuajtje me armë e djegie makinash

Sot, Policia e Kosovës me një aksion në Mitrovicën e Jugut dhe Veriut, Prishtinë e Pejë, ka pasur cak kontrabanduesit të mallrave.

Derisa Policia e Kosovës ishte duke kryer aksionin, qytetarët serb në veri kanë dal me automjete të ndryshme dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën.

Ndërkohë, pas fillimit të aksionit, në pjesën e Mitrovicës Veriore është aktivizuar alarmi i qytetit dhe kanë nisur protestat e banorëve serbë, për çka policia është detyruar të përdorë edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në disa pamje të publikuara, shihet se protestuesit e mbledhur ia kanë vënë flakën edhe një veture me targa të Kosovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=561725334930491

Serbët gjatë gjithë kohës provokuan njësitet speciale me sjellje të turpshme duke prekur edhe organin gjenital.

Policia e Kosovës u vendosën edhe para farmacive në veri.

https://www.facebook.com/watch/?v=1521854761514774

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.

Edhe në këtë komunë Policia ka reaguar me gaz lotsjellës pasi qytetarët në Zveçan hodhën në drejtim të forcave të rendit gjësende të forta.

https://www.facebook.com/watch/?v=401623061617363

Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të "Lagjes së Boshnjakëve" janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë verirore të qytetit.

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa qytetarë janë lënduar gjatë aksionit antikontrabandë që po zhvillohet në këto qaste edhe në Zveqan, shkruan syri.net Kosova.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

"Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek, raporton syri.net Kosova.

Ndërkohë ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë ftesë qytetarëve të Mitrovicës që të ruajnë qetësinë dhe maturinë dhe “të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut”.

“Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t'i shërbejnë shtetit tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/409685857188861

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disafotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Kujtojmë që ky aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon ku deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë. 

Policia e Kosovës ka shpërndarë disa fotografi ku shihet malli që është sekuestruar gjatë operacionit policor, që po vazhdon.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/?ref=nf&hc_ref=ARSeSSkgo39Dy8JH2LFuxTgc4mCblE9xpMIEcbRiPRo4LRQRCmPJuvV2NE-mxL9kCNM

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)