Mediat serbe ndezin zjarr: Policia e Kosovës qëlloi Sreçkon me plumb në shpinë, ai në gjendje kritike (Pamje +18)

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 13:34
Mediat serbe ndezin zjarr: Policia e Kosovës qëlloi Sreçkon me plumb në shpinë, ai në gjendje kritike (Pamje +18)

Sreçko Sofronijeviq nga komuna e Zveçanit u qëllua mëngjesin e sotëm nga zyrtarët policorë të Kosovës dhe u pranua në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë, sipas Kosovo Online.

Përveç Sreçkos raportohet edhe për dhjetëra serbë të plagosur tjerë nga bombolat e gazit dhe nga molotovi.

“Lëndimi u shkaktua nga një armë zjarri, Sreçkoja u qëllua në kraharor. Ne tash po përgatitemi për sallën e operacionit për t’ia hequr plumbin. Ai është në intenzivë dhe është në gjendje të rëndë.” – ka thënë kirurgi Zlatan Elek.

(Kosova Sot Online)