Në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 1400 gjoba trafiku në Kosovë

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 10:46
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 1400 gjoba trafiku në Kosovë

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë ka shqiptuar 1472 gjoba trafiku.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 408 tiketa për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 15 me të lënduar. Janë arrestuar 19 persona, 18 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje dënimi.

(Kosova Sot Online)