Të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

  • A.P /
  • 14 tetor 2021 - 17:48
Të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diele.

Lajmi  është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.”, ka thënë ai.

Elezi ka theksuar se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

(Kosova Sot Online)