Qindra vullnetarë po punojnë për të zbuluar shtëpitë nga hiri vullkanik

  • A.P /
  • 14 tetor 2021 - 18:06
Qindra vullnetarë po punojnë për të zbuluar shtëpitë nga hiri vullkanik

Gjithçka është e gri. Hiri vullkanik nuk ka kursyer asgjë në ishullin La Palma. Me qindra shtëpi janë “varrosur” nën hirin toksik, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës, ishulli u godit nga tërmeti më i fuqishëm që prej riaktivizimit të vullkanit Cumbre Vieja.

Me qindra vullnetarë janë duke punuar dëshpërimisht për të zbuluar ndërtesat.

Juanma Hernandez ka filmuar pamjet që tregojnë situatën apokaliptike që ka përfshirë ishullin turistik, i cili frekuentohej nga mijëra pushues çdo vit.

Kodrat përreth janë gjithashtu të mbuluara nga hiri. Peizazhi është tërësisht i gri.

(Kosova Sot Online)