Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë, lëndohet një femër

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 18:29
Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë, lëndohet një femër

Një banesë ka marrë flakë pasditen e së enjtes në Fushë Kosovë, ku si pasojë një femër është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes,  një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij  rasti.

(Kosova Sot Online)