Përfaqësuesi i Rusisë në OKB - Osmanit: Propagandë! Fjalët tuaja të zjarrta s’i ndryshojnë faktet

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 18:16
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB - Osmanit: Propagandë! Fjalët tuaja të zjarrta s’i ndryshojnë faktet

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB i është kundërpërgjigur presidentes së vendit, Vjosa Osmani e cila foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë ato në veri.

Përfaqësuesi rus i quajti “propaganda” fjalët e Osmanit duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur asnjë lloj progresi.

Madje sipas tij, “fjalët e zjarrta” të Osmanit nuk i ndryshojnë faktet.

“Dëgjuam propagandën për një Kosovë paqësore shumëetnike që ka arritur progres të madh. Zonja Osmani na ofroi versionin e saj se çka ka ndodhur në muajt e fundit në Kosovë. Ne nuk jemi të bindur me këtë version. Fjalët tuaja të zjarrta nuk do të ndryshojnë faktet. Situata në veri në krahinën autonome të Kosovës është përkeqësuar. Si rezultat i veprimeve të institucioneve, transporti është ndaluar. Ka pasur viktima civile dhe falë ndërmjetësimit të BE-së duke se çështja është zgjidhur”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)