786 raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 08:52
 786 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në total numri i rasteve aktive është 786.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 156 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,973 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milionë e 489 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)