Video epike: Policia zvicerane gatuan flija bashkë me kosovarët

  • E.K /
  • 16 tetor 2021 - 13:41
Video epike: Policia zvicerane gatuan flija bashkë me kosovarët

Policia zvicerane i ka ndihmuar disa kosovarë që të gatuajnë flija në parkun e një kantoni në Zvicër. Në bazë të raportit të fundit të publikuar në vitin 2019, në shtetin e Zvicrës jetojnë 113 380 kosovarë, që radhiten të pestit në numër për nga numri më i madh i shtetasve të huaj në shtetin helvetik.

Kosovarët atje kanë ndërtuar shtëpia e kanë bërë kushte të mira të jetës, ku edhe janë adaptuar me mënyrën e jetesës atje. Mirëpo edhe pse jashtë Kosovës, ata nuk mund t’i harrojnë traditat e tyre, e sidomos kur bie fjala tek flija.

Një familje kosovare kishte dalë për piknik në një kanton të Zvicrës dhe kishin filluar të gatuajnë flija, me saç e pajisje të tjera të duhura. E një familjar i tyre ka publikuar një video interesante në TikTok, gjatë përgatitjeve të këtyre flijave.

Policia e Zvicrës vijnë dhe i bashkëngjiten kësaj familje dhe i ndihmojnë ata në përgatitjen e fliave. Video ka marrë shumë shpërndarje në rrjetet sociale dhe veprimi i policëve është përshëndetur nga shumë qytetarë.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/10/zNhuE4w6Lul1EBcSkZWb_16_480bcbf08a91bdc2d8d3a30d12af6f43_video_720p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)