Publikohen pamje të tmerrshme: Ja çka i bëri treni makinës në Klinë (Foto)

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 14:38
Publikohen pamje të tmerrshme: Ja çka i bëri treni makinës në Klinë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni e ka goditur një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar për në spitalin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:35 në mes të një veture dhe trenit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person i cili është nisur për në spitalin e Pejës për trajtim”, ka thënë Rugova.

Derisa në bazë të fotografive shihet se aksidenti ka qenë i rëndë dhe treni e ka shtypur veturën.

(Kosova Sot Online)