Qytetari që votoi sot edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:03
Qytetari që votoi sot edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

Profesor Nuri Bexheti , ka treguar se paradite ka votuar në Maqedoninë e Veriut ku po mbahen zgjedhjet komunale, e pasdite është nisur për të votuar në Prishtinë, pasi që edhe në Kosovë po mbahen zgjedhjet komunale.

I pyetur nëse ishte e bezdisshme për të që të bënte rrugë të gjatë, Bexheti tha: “Nuk e di pse e përmende rrugën kur kemi këto rrugë të mira dhe një infrastrukturë kaq të mirë moderne”.

“Ka një progres të jashtëzakonshëm, ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ka zhvillim edhe andej edhe këndej”, shtoi profesori.

“Ka zhvillim të madh në të dy vendet edhe andej edhe këndej”,

“Dy dekadat e fundit janë dekadat epokës shqiptare”.

(Kosova Sot Online)