Tetë komuna nga 25 kalojnë pa balotazh, 12 të tjera vazhdojnë garën

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 19:07
Tetë komuna nga 25 kalojnë pa balotazh, 12 të tjera vazhdojnë garën

 12 komuna do të shkojnë në balotazh, nga 25 sa janë gjithsej.

Tetë komuna të tjera nga këto 25 nuk shkojnë në balotazh fare. Pra, sipas punës së Exit Polli, gara për kryetar të këtyre komunave mbyllet sot.

“12 komuna shkojnë në balotazh, nga 25 gjithsej”, ka zbuluar organizatori.

“8 nga 25 komuna nuk shkojnë në balotazh fare. E kanë mbyllur garën në ora 19:00”.

E pesë komuna nga këto 25 janë nën margjinën e gabimit, që i bie se mund të shkojnë në balotazh ose jo.

“5 komuna nga 25 janë në margjinën e gabimit, që mund të mbesin në balotazh ose jo. Margjina e gabimit është 3%”, u tha ai.

(Kosova Sot Online)