Bedri Hamza pasi u shpall fitues pa balotazh nga Exit Poll-et: Ky është shpirti i Mitrovicës

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 19:40
Bedri Hamza pasi u shpall fitues pa balotazh nga Exit Poll-et: Ky është shpirti i Mitrovicës

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune pas publikimit të Exit Poll-eve, të cilët e vendosën atë fitues pa balotazh.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Hamza ka thënë se “U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar.

“FALEMINDERIT, MITROVICË! Kjo është Mitrovica e vërtetë. Ky është shpirti i Mitrovicës. U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar. Përulësisht i juaji, Bedriu”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas sondazhit të UBO Consulting, Bedri Hamza ka arritur të marrë 53 për qind të votave, i ndjekur pas Agim Bahtirit me 34 për qind të votave dhe Armend Agollit me 12 për qind të votave. 

(Kosova Sot Online)