LVV-ja kryeson me vota në Shtime, mbetet pas kryetari i shumë mandateve

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 21:23
LVV-ja kryeson me vota në Shtime, mbetet pas kryetari i shumë mandateve

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me numrin e votave në komunën e Shtimes

Sipas të dhënave të orës 21.08 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu, po prinë me 45.51 përqind të votave të numëruara.

Pas tij, renditet kryetari i shumë mandateve të Shtimes, Naim Ismajli i PDK-së. Sipas të dhënave të KQZ-së, Ismajli aktualisht ka 44.31% të votave.

I treti po renditet Bedri Zeqiri i LDK-së me 10.28% të votave. 

(Kosova Sot Online)