Përfundon numërimi në Deçan, fiton AAK pa balotazh

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:56
Përfundon numërimi në Deçan, fiton AAK pa balotazh

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në komunën e Deçanit. Edhe në këto zgjedhje nuk ka pasur befasi në këtë komunë, pasi kandidati i AAK-së ka fituar bindshëm pa balotazh.

Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar me 65.17% të votave 9.468 vota.

Në vendin e dytë ka qenë Hyrije Dobrunaj me 2.470 vota apo 18.86% të votave.

Kandidati i VV-së, Orges Tafilaj, ka marrë 1.727 vota apo 11.89%.

AAK prin me këtë komunë në të gjithë historinë e zgjedhjeve lokale të pasluftës. Për Bashkim Ramosajn, ky është mandati i dytë. 


(Kosova Sot Online)