Bedri Hamza pritet me përqafime nga deputetët në Kuvend pas fitores në Mitrovicë

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 11:17
Bedri Hamza pritet me përqafime nga deputetët në Kuvend pas fitores në Mitrovicë

Pas fitores në Mitrovicë, Bedri Hamza është pritur ngrohtësisht nga deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën plenare që tashmë ka filluar, Hamza është uruar nga kolegët e tij për fitoren bindëse në Mitrovicë.

Bedri Hamza arriti të fitojë në raundin e parë kundrejt kryetarit aktual nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri, me rezultat bindës mbi 54 për qind.

(Kosova Sot Online)